Politika e Privatësisë

Përditësimi i fundit: 20 Janar 2026

1. Hyrje

Asosacioni për Drejtësi dhe Gazetari ("Ne", "Platforma") respekton privatësinë tuaj dhe angazhohet të mbrojë të dhënat tuaja personale. Kjo politikë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim dhe ruajmë informacionin tuaj kur regjistroheni në platformën tonë.

2. Të dhënat që mbledhim

Ne mbledhim vetëm informacionin e nevojshëm për t'ju identifikuar dhe kontaktuar në lidhje me aktivitetet tona:

  • Emrin, Mbiemrin, dhe Atësinë
  • Datëlindjen (për verifikim moshës)
  • Profesionin/Rolin (për statistika demografike)

3. Si i përdorim të dhënat

Të dhënat tuaja përdoren ekskluzivisht për:

  • T'ju njoftuar për lançimin e platformës.
  • Dërgimin e ftesave për evente ose trajnime.
  • Analiza të brendshme mbi demografinë e anëtarëve tanë.

4. Ruajtja dhe Siguria

Ne zbatojmë masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat tuaja kundër aksesit të paautorizuar, humbjes ose shkatërrimit. Të dhënat ruhen në servera të sigurt dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar.

5. Të drejtat tuaja

Sipas GDPR dhe legjislacionit në fuqi, ju keni të drejtë:

  • Të kërkoni akses në të dhënat tuaja.
  • Të kërkoni korrigjimin e pasaktësive.
  • Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja ("E drejta për t'u harruar").
  • Të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë.

Për të ushtruar këto të drejta, ju lutemi na kontaktoni në: privacy@adg.al

Duka vazhduar përdorimin e shërbimeve tona, ju pranoni këtë Politikë Privatësie.